“Krimi dhe strukturat serbe do vijojnë destabilizimin e Kosovës”, Gërvalla në krah të homologut shqiptar: Diskutuam për votën e diasporës

9 months ago 8

Ministrja për Punët e Jashtme dhe Diasporën në Kosovë, Donika Gërvalla ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me Ministrin e Jashtëm Igli Hasani.

Gërvalla u shpreh se gjatë diskutimeve me homologun Hasani dy kryediplomatët folën për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, ku sipas Shqipëria do të luajë rol proaktiv në të gjithë çështjet e sigurisë me pozitat që ka në arenën ndërkombëtare.

Sipas saj tentativat për destabilizimin e Kosovës do të vijojnë edhe në vitin 2024 nga krimi i organizuar dhe strukturat nga Serbia.

Sakaq, ajo zbuloi se ka ndarë me ministrin Hasani eksperiencën e Kosovës në zhvillimin e votës së diasporës.

“Për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë bashkësia ndërkombëtare duhet të ndëshkojë tentativat për destabilizim. E falënderova kolegun Hasani për pjesëmarrjen në varrimin e heroit të fundit Afrim Bunjaku.

Sulmi i natës së fundit ka dëshmuar se në veri çështja e sigurisë është serioze. Duhet të jemi vigjilentë pasi krimi i organizuar me strukturat e ardhura nga Serbia do vijojnë destabilizimin e vendit tonë edhe në vitin 2024.

Me pozicionin e saj gjithnjë e më të fuqishëm në arenën ndërkombëtare, republika e Shqipërisë do luajë rol proaktiv në të gjithë çështjet e sigurisë tonë. U pajtuam për një organizim më gjithëpërfshirës për ruajtjen e kulturës dhe identitetit tonë në mërgim.

Me ministrin Hasani kam ndarë eksperiencën e Kosovës për realizimin e zgjedhjeve jashtë shtetit që emigrantët tanë të bëhen pjesë e proceseve politike në vend”, u shpreh ajo mes të tjerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article