Krishtlindje të hidhura për Milanin, Pioli në “grahmat” e fundit, emergjencë totale në mbrojtje

10 months ago 16

Krishtlindjet e këtij viti nuk e gjetën familje kuqezi të Milanit në ditët e veta më të gëzuara. Përkundrazi, situata është shqetësuese dhe me emergjenca në disa drejtime.

E para mbi të gjitha organika. Me konfirmimin e mungesës së Fikajo Tomorit për dy muajt e ardhshëm duke i shtuar këtu të qenit të dëmtuar edhe për mbrojtësit e tjerë Kaluli, Malik Cau, Kaldara dhe Pelegrino, e po ashtu me Simon Kjer jo në 100%, situatë tek forca e tretë e kampionatit Italian bëhet tejet serioze.

Gjetja e mbrojtësve, sidomos atyre qendrore, në ditët e para të merkatos së janarit bëhet më shumë se e detyrueshme. Lajmi i keq i Tomorrit ,i ka ndryshuar planet, nuk duhet më vetëm 1, por duhen dy mbrojtës.

Janë një mori me emrash në listë si opsione konkrete, nga rikthimi i Gabias, tek Kvior i Arsenalit, Lengle i Aston Vilës, Tilo kehrer i Uest Ham, Mukiele i PSG apo Badiashil i Chelsea. Bashkë me mbrojtësit duhet me patjetër edhe një sulmues si zëvendësues i Zhiru. Përveç kësaj situatë emergjente, drejtuesve të Milanit iu duhet të zgjidhin edhe çështjen e Stoklit.

Pioli është gjithmonë e më shumë në rrezik shkarkimi dhe sfida me Sasuolon në 30 dhjetor pritet të jetë vendimtare.

Menaxheri i ri i klubit Zlatan Ibrahimovic mbështet fortën mbërritjen e shpejtë të Antonio Kontes, ndërsa zgjidhja tjetër e cila duhet të presë qershorin është Tiago Mota që po mrekullon Italinë me Bolonjën e tij të vendit të katërt. Zgjidhja e përkohshme në këtë rast, vetëm si periudhë tranziconi deri në fund të sezonit do të ishte trajneri  të rinjve Abate,mik i ngushtë i Ibrahimovic. /vizionplus.tv

Read Entire Article