Kristjan Asllani në rolin e organizatorit

7 months ago 39
Reklamë
23:04 25/01/2024

Ndeshja e radhës në kampionat do të jetë provë e mirë për të

Kristjan Asllani do të jetë titullar sëbashku me Davide Frattesi në takimin e së dielës me Fiorentina.

Mungesat e Calhanoglu e Barella për plotësimin e numrit të kartonëve i krijojnë mundësinë dy të rinjve të tregojnë vlerat e tyre. “Gazzetta dello Sport” e titullon shkrimin e saj: Inter ndryshon motor.

Asllani do të jetë pikërisht në rolin e organizatorit dhe sipas gazetës së njohur sportive po tregon më shumë në fushë këtë sezon.

Besim tek shqiptari ka edhe ish-trajneri i Kombëtares, Edy Reja, i cili thotë se Asllani ka personalitet në fushë, nuk ka frikë dhe është përmirësuar në lojë. Kjo do të jetë ndeshja e parë si titullar në këtë sezon për Kristjan Asllanin.

Sëbashku me Frattesi e kanë nisur nga minuta e parë këtë sezon në Champions League ndaj Benfica dhe në Kupën e Italisë ndaj Bologna.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article