Kristjan Asllani rikthehet në stol, nuk parashikohet ta nisë titullar “Derbin e Italisë”

7 months ago 29
Reklamë
18:40 01/02/2024

Performanca e mirë ndaj Fiorentinës, ku dhuroi edhe asistin në fitoren e Interit nuk vlen për Kristjan Asllanin. Mesfushori shqiptar nuk parashikohet ta nis titullar “Derbin e Italisë” kundër Juventusit. Rikthimi i emrave si Barela dhe Çahanollu nga pezullimi i kartonave minimizon shanset që 21-vjeçari kuqezi të jetë që nga minuta e parë në fushë ndaj torinezëve.

Mediat italiane konfirmojnë se Asllani mbetet një emër alternativ për t’u aktivizuar nga stoli, kjo edhe në varësi të rezultatit të përballjes. Kjo ndikon jo pak në mentalitetin e mesfushorit shqiptar, që u shfaq mjaft i kënaqur me rritjen që ka pësuar tek “zikaltërit” dhe se pas asistit do të kërkojë golin me këtë fanellë.

Gjithsesi, Asllani i cili debutoi për herë të parë këtë sezon si titullar me Interin në kampionat ka qenë shpesh në fushën e lojës. Mesfushori shqiptar luajti për rreth 12 minuta në takimin e fazës së parë, por pa arritur të ndryshojë fatin në atë barazim 1-1. Deri më tani ka luajtur në 20 takime të të gjitha garave për një total prej 538 minutash. Ecuri tepër e mirë për një futbollist 21-vjeçar, ku konkurrenca është tepër e madhe.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article