Kristo: Forcimi i bashkëpunimit rajonal me theks tek Procesi i Berlinit

1 year ago 29
Reklamë

TIRANË, 7 Korrik/ATSH/- Kryeministrja e Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Krišto, tha sot se forcimi i marrëdhënieve rajonale, duhet ta kenë theksin tek “Procesi i Berlinit”.

Deklarata e Kryeministres së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Krišto, u artikulua gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, me Kryeministrin Edi Rama, në kuadër të vizitës së Kreut të qeverisë Shqiptare në Sarajevë.

“Në këtë takim biseduam për marrëdhëniet tona, të cilat janë të mira dhe po ashtu, se si në të ardhmen duhet të zhvillojmë më tej marrëdhëniet tona. ”,-tha Krišto, në nisje të fjalës së saj.

“Në këtë takim e informova Kryeministrin e Shqipërisë lidhur me situatën politike dhe aktuale te ne dhe se si funksinojnë çështje të tjera politike te këtu në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Kemi theksuar 14 çështje më të rëndsishme për t’ja paraqitur Komisionit Europianë. Duhet të merremi me këtë, që të theksojmë interesat tona tek Komisioni Europianë”,- tha Krišto.

“Kemi parashikuar 5 çështje që duhet të paraqiten në Këshillin e ministrave, e që me 19 korrik ti paraqiten në mënyrë sa më të mirë dhe sa më adeguate Këshillit të Europës”,- tha më tej Kryeministrja e Bosnje dhe Hercegovinës.

Duke folur për Procesin e Berlinit, Krišto shtoi se “bashkëpunimi rajonal duhet të ketë një theks të veçantë tek “Procesi i Berlinit”.

“Lidhur me këtë, ne kemi informuar presidentin për masat e marra lidhur me “Procesin e Berlinit” dhe për takimin që do mbahet në Tiranë. Dy iniciativa ne nuk kemi arritur ti bëjmë. Iniciativa lidhur me lëvizjen e lirë mes shteteve dhe ajo e tregut të përbashkët. Po punojmë dhe për këto iniciativa, që të bëhen aktuale”,- nënvizoi Krišto.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Read Entire Article