Kriza financiare “bllokon” Barcelonën

1 year ago 40
Reklamë
23:20 08/08/2023

Spanjollët rrezikojnë të humbasin Gundogan, i detyrohen 10 milion Euro

Ende pa debutuar në një sfidë zyrtare dhe Ilkay Gundogan mund t’i jap lamtumirë Barcelonës. Mesfushori nuk është regjistruar ende për sezonin e ri të La Liga, për shkak të problemeve financiare që po kalojnë kampionët e Spanjës. Një zhvillim që ka ngritur alarmin në Katalonjë. Barcelona dhe 31-vjeçari kanë një klauzolë që mund të largohet falas nëse nuk regjistrohet për sfidën e parë të kampionatit ndaj Getafe.

Gundogan do të shpërblehej vetëm me pagën e një sezoni nga kontrata tre-vjeçare, prej 10 milionë Eurosh, teksa e ardhmja do të krijonte shumë tymnajë. Barcelona ka regjistruar vetëm 13 futbollistë për sezonin e ri, ndërsa në shitje gjenden dyshja, Dembele-Kessie, të cilët pritet të sjellin të ardhura të konsiderueshme për arkat e klubit.

Gjithashtu, presidenti Joan Laporta synon të shes aksione të të drejtave të transmetimit të klubit, me vlerë prej 65 milionë Euro. Gundogan erdhi me parametra zero në këtë merkato vere nga Manchester City.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article