Kroos i bindur: Jemi Real Madridi, ne dimë se si ta fitojmë Ligën e Kampionëve

3 months ago 8
Reklamë

Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos do ta luaj ndeshjen e fundit me Los Blancos më 1 qershor, ku në finale do të përballet me Borussia Dortmundin.

Kroos fillimisht ka thënë se ndeshja ndaj Betisit në Santiago Bernabeu ishte e paharrueshme për të ku u përshëndet me tifozët madrilen.

“Jam shumë mirë, ishte një natë e paharrueshme për mua dhe për të gjithë familjen time, nuk e prisja gjithë këtë përkëdhelje, por shfrytëzova të gjitha këto momente të veçanta nga tifozët dhe ekipi. Nuk mund të kërkoja më shumë”, deklaroi mesfushori gjerman.

Mesfushori gjerman do të pensionohet nga futbolli pas Kampionatit Evropian Euro 2024 ku do të luaj me Gjermaninë.

Megjithatë ai ka thënë se në finalen e Wembleyt dinë se si ta fitojnë, edhe pse e pranon se do të jetë shumë e vështirë.

“Fitorja do të ishte e rëndësishme, jo aq për rekord, por unë do të isha me fat nëse do ta fitoja sërish këtë trofe”.

“E dimë se do të jetë e vështirë, por ne dimë si t’i fitojmë këto ndeshje dhe shpresojmë që të jemi në gjendje ta dëshmojmë këtë në fushë”, tha Toni Kroos. /Telegrafi/

Read Entire Article