Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron ka mbërritur në aeroportin e Kosovës, në kuadër të vizitës së tij.
Ai është pritur në aeroport nga Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Cameron ditën e nesërme do të zhvillojë takim me Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministrin, Albin Kurti dhe zv.Kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Kjo është vizita e parë që David Cameron zhvillon në Ballkan pas zgjedhjes së tij si Ministër i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar.
”Republika e Kosovës është destinacioni i tij i vetëm nga shtetet e Evropës Juglindore që kësaj radhe viziton ai. Kryediplomati David Cameron është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nga zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, me të cilën do të zhvillojë takim ditën e nesërme duke filluar nga ora 08:30 në zyrat e MPJD-së”.
“Pas takimit dypalësh, zv.Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron do t’iu adresohen medieve. David Cameron ka qenë Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar gjatë viteve 2010-2016 dhe aktualisht ushtron detyrën e Ministrit të Jashtëm”, ka njoftuar Ministrja e Jashtme. /vizionplus.tv