Ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, David Cameron ndodhet në një vizitë zyrtare në Kosovë.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren Gërvalla, kryedoplomati britanik ka shprehur mbështetjen ndaj sovranitetit të Kosovës.
“Ne folëm këtë mëngjes për sigurinë dhe rëndësinë e kontributin që mund të japim në këtë drejtim, duke pasur parasysh edhe rolin e madh që kemi në kuadër të KFOR-it. Ne jemi mbështetës të fuqishëm të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës,-tha ai.
Diplomati shtoi po ashtu se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është shumë i rëndësishëm dhe se Britania e Madhe ka investuar shumë në këtë drejtim.
Pas takimit me ministren Gërvalla, kryediplomatik britanik pritet të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Top Channel