Kryeministri i Kroacisë: Mbështetje Shqipërisë në procesin e përafrimit me BE-në, do dërgojmë ekspertët tanë

1 year ago 11
14:56 02/10/2023

Kroacia i ka shprehur mbështetjen Shqipërisë në rrugën drejt BE-së dhe përshpejtimin në këtë proces.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, në një konferencë për shtyp me Kryeministrin Rama i cili ndodhet për vizitë në Zagreb, vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, por kërkoi që shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kroaci të rriten akoma më shumë.

Më vjen shumë mirë që sot kemi patur edhe ministrat e Financave, Ekonomisë, politikave sociale. Raportet tona janë shumë të mirë, janë cilësorë, miqësore dhe Kroacia i ofron mbështetje të thellë Shqipërisë në procesin e përafrimit me Bashkimin Europian.

Kemi marrëveshje të partneritet strategjik, tani kemi nënshkruar marrëveshje të re në fushën e politikave sociale dhe shëndetësisë. Kemi biseduar për avancimin ekonomik. Shëmbimi tregtar ka qenë rreth 170 milionë Euro, dëshira jonë është që kjo të rritet”.

Kryeministri kroat u ofrua që Kroacia të dërgojë në Shqipëri ekspertët e vetë për të ndihmuar në procesin e integrimit drejt Bashkimit Europian.

“Ne nuk kemi kufij që na ndan por patjetër që jemi fqinj dhe jemi pjesë e të njëjtit rajon. Kemi biseduar dhe çështje të bashkëpunimit rajonal ku Kroacia me pozitën si anëtare e BE, do ketë një rol ku do jetë një prej shtytësve të integrimit të përshpejtuar të fqinjëve tanë. Ne do tentojmë që t’i përçojmë përvojat tona, të administratës kroate, do sjellim ekspertët tanë që i hyjnë në punë qeverisë së Shqipërisë”, tha ndër të tjera Kryeministri i Kroacisë. /tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article