“Kryesisht fëmijë”, vriten 26 palestinezë në Khan Younis

11 months ago 22

Rreth 26 palestinezë, kryesisht fëmijë, sot herët në mëngjes u vranë̈ në sulmet izraelite në Khan Younis në jug të Gazës.

Kjo ndodh pasi qeveria izraelite u kishte kërkuar qytetarëve tash e disa ditë të evakuohen prej rajonit.

“Po kërkojmë që njerëzit të zhvendosën. E di që nuk është e lehtë për shumicën e tyre, por nuk duam të shohim civilë të përfshirë në zonën e betejës”, tha Mark Regev, ndihmës i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ndërkohë, forcat e mbrojtjes izraelite thonë se kanë vrarë “një numër të terroristëve” në Bregun Perëndimor, raporton skynews.

“Në një veprim të përbashkët të IDF dhe ISA kundër terrorizmit në Kampin Balata, një aeroplan goditi objektin që po përdorej nga terroristët”, thotë një deklaratë.

Kampi ndodhet në qytetin e Nablusit, në Bregun Perëndimor, rreth 50 km në veri-lindje të Jerusalemit. /Telegrafi/

Read Entire Article