DEKLARATE E KRYETARES SË KOMISIONIT PARLAMENTAR PËR SHËNDETËSINË, ZHENI GJERGJI
Një javë më parë urgjenca e spitalit më të madh në vend, Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u përfshi nga zjarri duke nxjerrë jashtë funksioni shërbimet spitalore që ofroheshin aty. Godina e re e urgjencës është përuruar vetëm një vit më pare dhe ka kushtuar plot 17 milion euro.
Ndërkohë që shkaqet e rënies së zjarrit dhe përgjegjësit duhen zbardhur sa më parë nga organet ligjzbatuese, është e papranueshme që vetëm 2 ditë me parë QSUT ka njoftuar zhvendosjen e shërbimeve të urgjencës në Spitalin e Traumës dhe Spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Qytetarë të shumtë në emergjencë shëndetësore janë përballur me dyert e mbyllura të Urgjencës së QSUT-së dhe iu është dashur t’iu drejtohen spitaleve të tjera të kryeqytetit, vonesë që ka rezultuar edhe fatale për pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kjo vetëm si rezultat i papërgjegjshmërisë dhe arrogancës së drejtuesve të QSUT-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Prandaj, në emër të Grupit Parlamentar të PD-së dhe Komisionit Parlamentar për Shëndetësinë kërkoj me urgjencë zbardhjen e shkaqeve të zjarrit në QSUT dhe përgjegjësve, si dhe marrjen e masave për ofrimin e shërbimeve jetëshpëtuese për qytetarët. E gjitha kjo ka ndodhur për shkak të arrogancës dhe pa aftësisë dhe tregon se sa pa e rëndësishme është jeta e qytetarëve për ministrinë e shëndetësisë.
Ajo cfarë ndodhi në urgjencën e Qendrëns Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është tregues i qartë ku ndodhet sot shëndetësia shqiptare.
📌Qytetarët paguajnë për shëndetësinë më shumë se kushdo në Europë. Por pavarësisht kësaj ata nuk marrin sherbime. Miliardat , Qeveria i çon për biznesin e konçesioneve dhe në xhepat e oligarkëve.
Nuk është vetëm opozita, janë edhe institucionet ndërkombëtare që e tregojnë këtë. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në vitin 2021 një shqiptar ka shpenzuar mesatarisht për shëndetin 465 dollarë. Kjo shumë në masën 59.7% (277 USD) është përballuar nga xhepi I qytetarëve dhe pjesa tjetër 39.7 për qind nga buxheti i shtetit, duke e renditur Shqipërinë të parën në listën e vendeve ku qytetarët paguajnë për shëndetin e tyre.
Tej çdo fasade dhe jashtë çdo emocioni politik, sot shëndetësia shqiptare është në kolaps dhe qytetarët janë ata që e vuajnë.
Këto fakte dhe mijëra arsye të tjera, janë moment për të protestuar dhe ngritur zërin. Prandaj, të dashur qytetar ju ftoj, të bëhemi bashkë nesër në orën 5:30, para kryeministrisë, Të nisim një rrugëtim për një Shqipëri pa krim dhe korrupsion, për një vend që ëndërrojmë të ndërtojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb