Ksamil, 37-vjeçari gjendet i vdekur në banesë. Policia: Viktima dyshohet se…

9 months ago 26

Një 37-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Ksamil. Policia thotë se viktima me iniciale L.P., ishte konsumator i lëndëve narkotike dhe se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

“Ditën e djeshme, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në banesën e tij, në Ksamil, shtetasi L. P., 37 vjeç. Nga hetimet paraprake, 37-vjeçari që ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, dyshohet se e ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale. Vijon puna për të dokumentuar ligjërisht shkakun e kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme”, sqaron Policia e Vlorës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article