Kthehet magjia e futbollit italian, Seria A starton me Interin dhe Milanin

1 month ago 12
Reklamë

Starton një nga kampionatet më elitare në Europë, për sezonin e ri 2024-2025: Seria A.

Më herët kanë nisur apo janë luajtur 1-2 javët e para të Premier League në Angli, La Liga në Spanjë, Lige 1 në Francë, Erdevise në Holandë, Liga në Portugali, kurse javën e ardhshme nis edhe Bundesliga gjermane.

Në fushë zbresin sot edhe shqiptarët që ‘militojnë’ në kampionatin e Turqisë, në takimet e dyta, ku Sivasspor i Rey Manajt udhëton në transfertën e Kayserisporit dhe Beshiktashi i Ernest Muçit pret Antalyaspor.

Interi e nis sezonin për mbrojtjen e titullit në “Marassi” të Xhenova-s, kurse Milani i rinovuar që nga pankina dhe deri te formacioni i lojtarëve, do presë Torinon. Manchester United dhe PSG ndërkohë e nisën me këmbën e mbarë edicionin mbrëmjen e djeshme, duke fituar që të dyja.

Interi e zbret i pari në fushë ndaj Xhenoa, me synimin për të mbrojtur titullin kampion. Zikaltërit luajnë në orën 18:30. Trajneri Simone Inzaghi thotë se skuadra është e karikuar dhe kërkon të mbrojë titullin kampion. Po në 18:30 luhet edhe Parma-Fiorentina, ndërsa në mbrëmje zbret në fushë Milani i ri. Kuqezinjtë presin Torinon në “San Siro” në debutimin e trajnerit Fonseca dhe po ashtu luhet edhe sfida Empoli-Monza (4 takime).

Ndërkaq Premier League nisi sezonin e ri futbollistik në mitikun Old Traford dhe me sfidën Mançester United-Fulham. Djajtë e kuq i nderoi në debutim blerja e re Zirkze, që shënoi golin e vetëm të sfidës duke bërë që United të sigurojë tre pikët e para. Ditën e sotme zbresin edhe Liverpul në transfertën e Ipsuiç në orën 13:30 dhe po pasdite, ora 16:00, Arsenal ndeshet me Wolves në shtëpi.

Në ndeshjen hapëse të kampionatit francez PSG fitoi 4-1 në transfertë ndaj Le Havre.

Bayern Mynih e nisi sezonin me goleadë. Bavarezët e trajnerit Kompany mundën në transfertë 4-0 Ulm në Kupën e Gjermansië, duke avancuar më tej. Dy gola i shënoi Myler ndërsa nga një herë e tundën rrjetën edhe Coman e Kane.

Mbrëmë u zhvilluan edhe dy sfida të tjera të javës së parë në La Ligan spanjolle. Celta Vigo fitoi 2-1 me përmbsyje ndaj Alaves me golin e fitores së shënuar nga veteran Iago Aspas. Në katër takimet e para u vu re saga e barazimeve, teksa edhe Sevilla nuk mori dot fitore në transfertë, por shpëtoi një pikë në Las Palmas, kurse Bilbao (të enjten) po kështu nuk e mbajti dot rezultatin 1-0 ndaj Getafes, teksa u barazua në fund. Sonte zbret në fushë Barcelona, që në transfertë përballet me Valencian.

Read Entire Article