Kualifikueset e Champions League, Ballkani fiton dhe Struga barazon

1 year ago 68
Reklamë
13:52 12/07/2023

Ballkani dhe Struga arritën rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të kualifikueseve të Champions League. Kampioni i Kosovës mundi me rezultatin 2-0 Ludogorets të Bullgarisë që merr pjesë rregullisht në grupet e aktiviteve kontinetale. Meriton Korenica në fundin e pjesës së parë dhe Qëndrim Zyba në minutën e 55’ vendosën suksesin e Ballkanit të Ilir Dajës që sezonin e kaluar u kualifikua në grupet e Conference League. Një rezultat ky që jep shpresë për ndeshjen e kthimit në Razgrad.

Struga fituese e titullit në Maqedoninë e Veriut arriti një barazim pa gola në fushën e Zalgiris të Lituanisë. Kundërshtari pati më shumë mundësi shënimi, por nuk munguan edhe rastet e skuadrës së Shpëtim Duros.

“Takimi i parë i skuadrës tonë në Champions League edhe përsa i përket rezultatit dhe mënyrës se si luajti. Çdo gjë është e hapur, pasi është një sistem me dy takime”, tha Duro.

Në ndeshjet e turit të parë la shenjë edhe Redon Xhixha. Sulmuesi shqiptar shënoi në fitoren 2 – 1 të Qarabag në fushën e Lincoln Red Imperials. Takimet e kthimit do të zhvillohen të martën e ardhshme.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article