Kuç thotë se humbja nuk ishte e merituar: Kishim vetëm një ditë për ta përgatitur ndeshjen

11 months ago 23
Reklamë

Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuç, ka thënë se humbja nga Plzeni nuk ishte e merituar, pasi ndeshja u vendos nga një gjuajtje e devijuar.

Kuç ka thënë se stafi e ka analizuar lojën mirë, ndërsa edhe ai u ankua për orarin në Superligë.

“Stafi ynë ka analizuar lojën e Plzenit. Kemi pranuar gol me divijim. Kemi humbur raste. Mendoj që është humbje pa meritë”.

“Nuk kërkojmë arsye pas humbjes, por na duhet një ditë më shumë për të përgatitur lojën. Në këtë nivel çdo ditë është e rëndësishme për ta përgatitur lojën. Ekipet janë të mëdha. Vetëm një ditë kishim për ta përgatitur këtë ndeshje”.

“Si ekip nuk kërkojmë arsyetime, as unë si kapiten por duhet më shumë freski dhe më shumë kohë për të përgatitur ndeshjet. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen kampionale që e kemi të dielën”, ka thënë Kuç. /Telegrafi/

Read Entire Article