Kufiri i pagave “telashe” për Inter Miami, 4 lojtarë europianë në objektiv

1 year ago 35
Reklamë
23:25 07/07/2023

Probleme në horizont për Inter Miami. Skuadra amerikane e MLS rrezikon të mos regjistrojë afrimet Europiane në këtë merkato vere, duke ndërlikuar jo pak planet e tyre. Me Lionel Messin të konfirmuar dhe me vendin e garantuar në skuadër, problematike do të ishte regjistrimi i lojtarëve që mund të arrihet akordi në të ardhmen. Vetëm 3 futbollistë lejohen për të fituar mbi tavanin e pagave të vendosura nga MLS, vende që për momentin janë të zëna dhe plotësohen me Messin. Kështu në dyshim për të firmosur do ishte Sergio Busquets, edhe ai i rënë dakord për të kaluar te skuadra nga Florida.

Një situatë që mund të vështirësojë ardhjen në Shtetet e Bashkuara të lojtarëve si Andres Iniesta, Jordi Alba apo Sergio Ramos. Kufiri i pagave në MLS është 5.2 milionë dollarë për çdo ekip, një limit që mund të shkojë deri në 7.1 milionë dollarë falë fondeve të përgjithshme. Inter Miami do të t’i duhej të bënte manovra të komplikuara pagash për të qënë në gjendje të regjistrojnë lojtarët e tyre të rinj. Nëse lojëtarë si Iniesta, Alba dhe Ramos duan të firmosin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ata duhej të ulnin pagën në mënyrë që të hyjë brenda kufirit të pagave të ekipit të vendosura nga MLS.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article