Kukësi, rekordmeni i merkatos

7 months ago 15
Reklamë
17:20 01/02/2024

Veriorët afruan 11 lojtarë, e ndjek Erzeni me 10

Në orën 24:00 të 31 Janarit u mbyll zyrtarisht merakto e futbollistëve në Shqipëri. 46 futbollistë janë afruar në ekipet e Superligës. Edhe pse Janari konsiderohet gjerësisht si merkato e afrimeve, në Shqipëri regjistrohet sërish një rekord.

Është klubi i Kukësit që ashtu sikurse gjatë verës, edhe kësaj herë ka numrin më të madh të transfertave. Plot 11 futbollistë, sa një formacion kanë afruar veriorët. Teksa i gjithë grupi duhet të jetë i përbërë maksimalisht prej 25 lojtarësh, shifra 11 është shumë e madhe për të klubin në merkaton e dimrit.

Vetëm Skënderbeu dhe Tirana nuk kanë afruar asnjë futbollist pasi merkato e tyre në hyrje është e bllokuar deri në merkaton e dimrit të vitit 2025. Por vihet re se futbollistët që afrohen në merkaton e Janarit kanë kontrata afatshkurtra.

Në krahasim me merkaton e një viti më parë, Janari 2024 shënon rekord afrimesh me më shumë se dyfishin e një viti më parë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article