Kulla ‘Eiffel’ në medaljet e Olimpiadës

7 months ago 8
Reklamë
18:58 08/02/2024

Ato do të zbukurohen me copa nga rikonstruksionet metalike

Fituesit e medaljeve në Lojërat Olimpike të Parisit do të shpërblehen me një pjesë të Kullës Eifel. Monumenti që edhe identifikon kryeqytetin francez është gdhendur në medaljet që do të marrin tre sportistët që do ngjiten në podium.

Të dizenjuara nga një kompani vendase, kutia gjashtëkëndore peshon 18 gram, që përfaqësojnë formën e Francës, janë bërë prej hekuri nga rikonstruksionet e kaluara të Kullës të ruajtura për vite në një magazinë e cila ka një vendndodhje sekrete.

Ato janë të vendosura në qendër të medaljeve ari, argjendi dhe bronzi, të rrethuara me brazda që ngjajnë me rrezet e diellit. Pjesa e pasme e medaljeve i është kushtuar perëndeshës greke të fitores, Nike duke ecur para Akropolit.

Medaljet e Lojërave Paralimpike paraqesin një pamje të Kullës Eifel nga poshtë dhe janë të stampuara me Paris 2024. 5084 medaljet janë prodhuar për këtë ngjarje që është më e rëndësishmja për sportin botëror.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article