Kumbulla flet pas kalimit te Sassuolo

7 months ago 18
Reklamë
21:46 09/02/2024

“Ndodhi vetëm 1 ditë para kontrolleve mjekësore”

Marash Kumbulla ka dhënë intervistën e parë si futbollist i Sassuolo. Mbrojtësi shqiptar tha se mezi pret të jetë në fushë pas një mungese disa mujore për shkak të dëmtimit.

“Jam gati po stërvitem me skuadrën. Kam nevojë të jem sa më shumë në fushë në stërvitje dhe në ndeshje”, tha ai.

Kumbulla zbuloi se vendimi për të kaluar nga Roma te Sassuolo erdhi pa u menduar gjatë.

“Gjithçka ishte shumë e shpejtë, pasi 1 ditë para kontrolleve mjekësore doli emri i Sassuolo. Nuk ngurrova dhe vendosa të vij këtu. Kam biseduar edhe me Bajramin dhe më tha që më priste”, u shpreh Kumbulla.

Sassuolo ndodhet në vendin e 15, shumë pranë zonës së rënies, por për Marash Kumbullën ka mundësi për tu përmirësuar.

“Renditja në këtë moment nuk është më e mira, por me punë mund të arrijmë gjithçka”, tha Kumbulla.

Ndeshja e parë për Kumbullën do të jetë të shtunën ndaj Torino.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article