Kundër ‘arrestit shtëpiak’/ Dje dëshmoi si person nën hetim për ‘Partizanin’, nis shqyrtimi i ankimimit të Berishës për masën e sigurisë

8 months ago 19

Teksa dje ish-kryeministri Sali Berisha dëshmoi për herë të parë në SPAK, si person nën hetim për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ka nisur sot seanca për ankimimin e masës ‘arrest shtëpie’.

Ka qenë Berisha që përmes avokatëve të tij ka ankimuar vendimin e GJKKO-së të datës 30, që e la në arrest shtëpie, ndërsa kërkon një masë më të butë. Kujtojmë se dje për rreth 2 orë ish-kryeministri dëshmoi para prokurorëve Arben Krajës dhe Enkelejda Millonait.

Pas daljes nga SPAK, Berisha pohoi për mediat se ishte ai që i kishte marrë në pyetje prokurorët, ndërsa sulmoi ashpër qeverinë Rama dhe SPAK-un, si institucion i varur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article