Kupa e Maqedonisë në futboll, nesër luhen ndeshjet e para të edicionit të ri

1 year ago 59
Reklamë

Kupa e Maqedonisë së Veriut në futboll nesër shënon startin, kur në program janë ndeshjet e para të edicionit të ri 2023/24.

Struga Trim Lum që ishte finaliste së bashku me Makedonija Gjorce Petrov si dhe gjysmëfinalistët tjerë Shkëndija dhe Sileksi janë të lira në xhiron e parë të Kupës, ndërsa edicionin e ri do ta nisin direkt nga 1/8 e finales.

Kësi lloj në program të ditës së nesërme do të zhvillohen plot 12 ndeshje.

FC Shkupi edicionin e ri të Kupës do ta nis si mysafir i skuadrës Konjare, Besa e Dobërdollit do të përballet me Vardarin, ndërsa Gostivari do të luajë me Bellasicën. Gjithashtu do të luhen edhe takimet Vëllazërimi – Pelisteri, Bashkimi – Skopje si dhe Arsimi – Tikveshi.

Të gjitha sfidat e 1/16 së finales në Kupën e Maqedonisë do të zhvillohen nesër (e mërkurë), duke nisur nga ora 15:00. Kualifikuesi për në raundin e radhës përcaktohet me një ndeshje, ku në rast barazimi, fituesi vendoset direkt përmes penalltive, pa u luajtur dy herë shtesat nga 15 minuta. /Telegrafi/

Read Entire Article