Kuqezinjtë në kërkim të rekordit, synojnë fitoren e 5-të në grupin E

11 months ago 22
15:23 19/11/2023

Shqipëria do të kërkojë në takimin e fundit të vlefshëm për kualifikueset e Euro 2024 kundër Ishujve Faroe në “Air Albania”, që përveçse të lumturojë tifozët me fitore, të vendosë edhe rekorde unike.

Aktualisht kuqezinjtë e Silvinjos kanë 4 fitore nga 7 takime të luajtura. Kurrë më parë në pjesëmarrjet në kualifikueset, kombëtarja nuk ka shkuar në pesë fitore. Një triumf pa pësuar gola i ekipit të Silvinjos në Tiranë, do të bënte që për herë të parë të fitoheshin të gjitha takimet në shtëpi, e madje edhe pa pësuar asnjë gol brenda.

Shqipëria ka nevojë për vetëm 1 pikë që të sigurojë matematikisht vendin e parë. Barazimi do të konsiderohej dy herë suskes, pasi edicioni do të mbyllej me vetëm një humbje.

Aktualisht Shqipëria ka 14 pikë, kurse Çekia 2 më pak. Ajo që i karakterizon kuqezinjtë në këto kualifikuese, është fakti që kanë sulmin dhe mbrojtjen më të mirë. Shqipëria ka shënuar 12 herë në 7 sfida dhe ka pësuar vetëm 4 gola.

Pas kuqezinjve, sulmin më të mirë në këto kualifikuese e ka Polonia, por që ka një sfidë më shumë, ndërsa prapavijën më të mirë Çekia me 6 rrjeta të pësuara.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article