Kuqezinjtë ‘të dehur’ nga suksesi me Poloninë

1 year ago 39
Reklamë
14:20 18/09/2023

Berisha nxjerr 7 herë topin nga rrjeta, Muçi  e Muja shënojnë gola me vlerë

Protagonizmi i futbollistëve kuqezi këtë fundjavë nuk ishte ajo që pritej. Pas fitores historike ndaj Polonisë, lojtarët shqiptarë ishin me shumë dritë hije në fushën e lojës me skuadrat respektive. Ata që bënë diferencën ishin dy sulmuesit, Ernest Muçi dhe Arbnor Muja. Dyshja e stolit kuqezi në duelin kundër polakëve arriti të lë gjurmë. Muçi i dhuroi një pikë me tepër vlera Legias së Varshavës me një gol tepër të bukur, teksa Muja i hedhur nga stoli, shënoi dhe asistoi në fitoren e Antverp. Belgët triumfuan 3-0 në transfertë. Formë që ndihmoi skuadrën për tu rikthyer tek fitorja pas dy barazimeve radhazi.

Minuta të plota mori Jasir Asani në Korenë e Jugut. Dehja nga festa si zgjedhja si goli i raundit nga UEFA nuk ka kaluar tek sulmuesi, që nuk arriti të jetë vendimtar në fitoren e Guangju.  Për 65 minuta luajti dhe Cikalleshi, por kavajasi dështoi të realizojë në humbjen që pësoi Konjaspor në shtëpi. Minuta të plota në humbjet respektive edhe për Taulant Seferin dhe Mirlind Dakun, i frymëzuar pas atij goli historik përballë Polonisë.

Paraqitje pozitive nga mesfushorët, Gjasula dhe Ramadani qëndruan për 90 minuta në fushë duke ndihmuar skuadrat për të marrë një pikë, teksa Asllani tentoi të lë gjurmë në derbin me Milanin, duke goditur disa herë topin drejt portës. Edhe Bare qëndroi në fushë për 45 minuta në barazimin që koleksionoi Espanjol në divizionin e dytë spanjoll. Paraqitje zhgënjyese nga Etrit Berisha, i cili pavarësisht cilësive dhe disa pritjeve vendimtare nuk arriti të shmang goleadën e Romës 7-0 përballë Empolit. Fundjavë për tu harruar për mbrojtësit. Hysaj e Ismajli luajtën një pjesë loje në Serie A, ndërsa Mitaj e Gjimshiti qëndruan në stol, ndërkohë që Strakosha nuk u preferua për të luajtur sërish me Brentfordin.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article