Kurti: Mbrojmë demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë Republikën e Kosovës

1 year ago 16
19:25 26/09/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se Kosova mbetet e angazhuar për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë vendin.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Twitter”, Kurti shkruan se që prej 2 vitesh qëkur Serbia ka dërguar avionë ushtarakë luftarakë dhe ambasadorin e Rusisë në kufi me Kosovën, sipas tij, dhuna dhe agresioni serb është intensifikuar.

“Dy vjet më parë, Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29 dhe Ambasadorin e Rusisë në kufirin tonë për të na frikësuar. Që atëherë, dhuna dhe agresioni i tyre është intensifikuar. Por ne mbetemi të vendosur në angazhimin tonë për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë Republikën e Kosovës”, shkruan Kurti në Twitter./tvklan.al

Two years ago, Serbia sent MiG-29 fighter jets & Russia's Ambassador to our border to intimidate us. Since then, their violence and aggression have intensified. But we remain resolute in our commitment to safeguarding democracy and the rule of law throughout the Republic of ????????.

— Albin Kurti (@albinkurti) September 26, 2023


Të ngjashme

Read Entire Article