Kurti: Vuçiç më tha në takimin e 2 Majit se Radoiçiç do bëhet Adem Jashari i serbëve

11 months ago 15
Reklamë
22:53 26/09/2023

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin.

Sipas Kurtit, Vuçiç më 24 Shtator deshi ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës.

Në takimin e 2 Majit në Bruksel na tha që Milan Radoiçiç do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, tha Kurti.

Kreu i qeverisë shtoi se Kosova është shtet demokratik e vend properëndimor, ku sipas tij, kush integrohet, jeton më mirë.

“Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë”, tha ai. 


Të ngjashme

Read Entire Article