Kurti: Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i leverdisin as opozitës dhe as qeverisë

1 year ago 40
Reklamë
11:56 18/09/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se zgjedhjet e parakohshme nuk i leverdisin as opozitës dhe as qeverisë.

Në një konferencë për shtyp, Kryeministri Kurti shprehet se sipas tij, me zgjedhje të parakohshme, opozita do të zhduket dhe kjo gjë nuk i leverdis as qeverisë teksa shton se “opozita duhet mundur dhe jo zhdukur”.

Albin Kurti: Ata që thonë se mund të kenë tensione dhe destabilizim në veri të Kosovës, është mirë që këtë të ja tregojnë Policisë së Kosovës në mënyrë që ta parandalojnë. Dhuna nuk është fatkeqësi natyrore. Dhuna ka subjekte që e bëjnë dhunën, ka emra dhe mbiemra. Nuk është komuniteti serb, nuk i barazoj pushtetin e shtetin me popullin. Nuk mund të flasim për një dhunë të natyrshme. Ne jemi që të hiqen masat ndaj nesh sa më shpejt, mirëpo e gjithë ajo që është kërkuar nga ne, e kemi bërë. Kush e ka besuar se do të kemi këtë lloj qetësie në Shtator.

Ka pasur arrestime, konfiskime të municionit, mirëpo lëndimet që janë shkaktuar, janë prej ekstremistëve të dhunshëm edhe ndaj popullsisë së sotme. Deeskalimi tashmë ka ndodhur, të kujdesemi që të mos ketë rieskalim. Opozita, herë kërkon tërheqjen time, herë kërkon zgjedhje të parakohshme. Më lejoni të ju them që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i konvenojnë as qeverisë dhe as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet se i humb dhe qeverisë nuk i konvenojnë sepse zhduket opozita. Unë jam i interesuar që ta mundim opozitën në zgjedhje, por jo ta zhdukim./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article