Kush do të zëvendësojë Katy Perryn si gjyqtare në “American Idol”?

8 months ago 8

Katy Perry kohët e fundit la të kuptohet se mandati i saj si gjyqtare në “American Idol” mund të jetë drejt fundit dhe tashmë ka spekulime se kush mund ta zëvendësojë atë.

Këngëtarja u bashkua me shfaqjen e njohur si gjyqtare gjatë sezonit të 16-të në 2018.

Tani, pas gjashtë vitesh, ajo po mendon të tërhiqet përfundimisht.

Katy Perry në “American Idol”

Me këtë lajm, fansat dhe të brendshmit e industrisë kanë filluar të spekulojnë se kush mund ta zërë vendin e saj në tryezën e gjyqtares.

Disa kanë sugjeruar artistë si Meghan Trainor dhe Tori Kelly si zëvendësues të mundshëm.

Është një nga rolet më prestigjioze në televizionin amerikan, me shfaqjen që ka qenë jashtëzakonisht e famshme për më shumë se një dekadë.

Katy Perry në “American Idol”

Kush shpreson t’i jepet pozita?

Një yll i “Idol”, Jordin Sparks, e cila fitoi sezonin e gjashtë të shfaqjes në moshën 17-vjeçare, ka shprehur interesimin e saj për të marrë rolin e Perry.

Ndërsa nuk është bërë asnjë njoftim zyrtar për zëvendësimin e Perryt, ajo do të vazhdojë me sezonin e ardhshëm të 22-të të “American Idol”, i cili do të shfaqet premierë të dielën në orën 20:00 në ABC. /Telegrafi/

Oh hiiii @AmericanIdol—I hear a seat opened up at the judges table! I’m putting my name in the hat! 🙋🏽‍♀️

— Jordin Sparks (@JordinSparks) February 16, 2024

Read Entire Article