Kush janë personat që ndërprenë finalen e Ligës së Kampionëve: Pas gjithçkaje qëndron një sfidë e çmendur dhe para të mëdha

3 months ago 5
Reklamë

Ndeshja finale e Ligës së Kampionëve mes Borussia Dortmundit dhe Real Madridit u ndërpre pas 30 sekondave të lojës pasi tre tifozë u futën në fushë dhe u zbulua shpejt se kush ishte dhe çfarë fshihej pas vrapimit të tyre.

Pasi tre tifozët vrapuan në fushë, kamerat e kthyen vëmendjen te publiku në tribuna dhe spektatorët pranë ekraneve televizive fillimisht nuk ishin në dijeni të asaj që po ndodhte.

Gjyqtari Slavko Vincic e ndërpreu ndeshjen dhe ndërprerja zgjati deri në 2-3 minuta.

Russian streamer Mellstroy offered £300,000 to anyone who ran on the pitch during the Champions League final with his name on their shirt. 🤯🤯🤯

Fair play to these lads. 🤣 pic.twitter.com/m7mNx2VPBr

— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) June 1, 2024

Në videon që u shfaq, tregohej se stjuardët u ndihmuan edhe nga mesfushori i Borussia Dortmund, Marcel Sabitzer, i cili e rrëzoi njërin prej tyre përtokë dhe më pas u nxorën jashtë stadiumit.

Të tre kishin veshur fanella me fjalët “Mellstroy”, që në fakt është pseudonimi i blogerit bjellorus 26-vjeçar Andrej Burim, i cili i premtoi 350 mijë euro kujtdo që vraponte në fushë gjatë finales së Ligës së Kampionëve në emër të tij.

Mellstroy është një figurë e njohur në platformën e transmetimit Kick, me 470,700 ndjekës.

I lindur në vitin 1998 në Gomel të Bjellorusisë, influencuesi 25-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Andrey Burim, ka grumbulluar tre milionë ndjekës në Instagram dhe 1.8 milionë në TikTok.

Ai filloi karrierën e tij të transmetimit në 2015, duke u fokusuar fillimisht në përmbajtjen e lojërave duke përfshirë Minecraft, CS, Dota 2, ndër të tjera, në YouTube.

Megjithatë, Mellstroy më vonë e zhvendosi fokusin e tij në transmetimin e aktiviteteve të tij të përditshme dhe basteve në Kick.

Sido që të ishte, ndeshja vazhdoi dhe në fund të lojës Real Madridi shënoi dy gola në pjesën e dytë dhe fitoi titullin e 15-të kampion evropian në histori. /Telegrafi/ 

Финал Лиги чемпионов прерывали из-за трёх фанатов стримера Mellstroy, выбежавших на поле pic.twitter.com/7ArlCHZsaX

— RT на русском (@RT_russian) June 2, 2024

Read Entire Article