Kush mashtroi kë? Konflikti për borxhin, shoqet përballen live për këstet e kredisë së papaguar: Më falsifikove firmën!

3 months ago 7

Konflikti i ashpër për një borxh të pashlyer, është rikthyer sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24 të moderatores Evis Ahmeti.

Një 43-vjeçare rrëfeu krisjen e kësaj miqësie, pasi ajo shprehet se për hatër te shoqërisë u detyrua të merrte kredi në emër të shoqes, gjë e cila rezultoi fatale. Pas emisionit të parë, situata ndryshoi dhe të tjera të vërteta u zbuluan lidhur me shoqen e saj, e cila gënjeu publikisht. Menjëherë pas emisionit reagoi shoqja, që u akuzua, Marsida, e cila mohoi akuzat e gruas nga Pogradeci. Ajo tha se shoqja e saj, Viktoria kishte marrë kredi në emër të saj, por ajo ia kishte dhënë këstet e kredisë, ndërsa theksoi se mikesha e saj i kishte falsifikuar firmën.

“Në një moment më ka ndihmuar, dhe unë ja kam kthyer. Ia kam shpërblyer. Pas ca kohe më tha; ti ke toka, pse nuk investon? I thash s’kam lekë, se unë jam më shumë nëpër spitale. Më tha do marr unë kredi, dhe do të ndihmoj që të investosh. Do të marrë një zonjë tjetër kredi, por ajo do 500 mijë lekë. Unë se njihja fare zonjën tjetër, se hyri shoqja. Ajo më tha do të ndihmoj. Por s’i vura lakun në fyt. Unë dua që të jemi transparent, se nuk do e lë me kaq, pasi kam telefonatat. Unë e kam paguar dhe më tha; kur mori kredi, më tha kam ca kutia pa paguar. Ajo më mbajti ca lekë nga ato të kredisë për të mbyllur ca gjëra. Unë më pas ia dhashë lekët. Më pas më tha; dua që marrësh një kredi tjetër se e kam gjetur në internet. Të marrësh më shumë lekë, që të hapësh një biznes më të madh, për të ardhmen e fëmijëve të t’u. Të merrja unë kredi nga jashtë shtetit, jo këtu.

I thash; nuk të jep kredi kot nga jashtë. E provuan një herë, 250 euro, ato ikën. Personat na kërkonin prapë lekë. E kam larë 1 vit e gjysmë kredi. Se di sa ka ngelur në bankë. Kam paguar kreditë e jashtme më pas. Një herë kam marrë 5 milionë e gjysmë, se 500 i mori zonja që na ka ndihmuar. Kam vuajtur shumë si mbaj mend të gjitha. Një herë 1 milion, 1 herë 800 mijë lekë. Aty më kanë dhënë një shifër prej 30 milionë lekësh, por s’kam pasur shumë lidhje interneti. Viktoria, pasi më futi te kredia e jashtme, që dërgoja lekë, më gërryente gjithmonë. Herë tregonte që i paguante, herë jo. Kam paguar 1 vit e gjysmë këste, ka ardhur leku te unë. Unë kam dërguar lekët, Viktorja i ka firmosur se di ça bënte me lekë. Viktorja kur erdhi te shtëpia ime, ishte me një shoqe dhe tha; kjo është kushërira ime nga përmbarimi. Burri im nuk ka qenë në dijeni të kredive. Ai ishte sëmurë se gjithmonë ishte në spital. I kam menaxhuar të gjitha. Edhe unë jam mashtruar në këtë mes. Nga jashtë nuk të jep njeri lekë. Oj motër denonco këto persona, se unë këtu jam. Lekët që çoja unë, ajo duhet t’i paguante këstet dhe jo të merrte kredi të tjera të huaja. Unë lekët i kam dërguar, do të dalin faktet. Në rast se kam më shumë se i detyrohem, do ia jap, por dhe ajo nëse më ka të mi kthejë. Ajo thotë 30 milionë lekë, por unë kam paguar. Ç’faj kam unë që që të dërgoj lekët dhe ti paguan gjëra të tjera.”, tha Marsida.

Ndërkohë, pjesë e emisionit përmes një lidhjeje telefonike është bërë dhe shoqja e Marsidës, Viktoria, e cila ishte dhe denoncuesja e rastit fjalë.

Viktoria: Ajo mund të tregojë çdo gjë, por s’janë të vërteta. Kur kam folur për herë të parë me ty të kam thënë; kam marrë kredi. Kam dhe dëshmitare. Ka qenë Marsida, se ajo nuk ka dashur që ta hapë muhabetet. Kemi marrë dhe kredi në Francë. Kam paguar dhe unë për kredinë. Me Marsidën kemi bashkëpunuar që kemi gjetur kredinë jashtë. Atë e ka paguar Marsida. Më pas ajo më ka dërguar pak lekë dhe më tha paguaj ti. S’kam falsifikuar firmën.

Marsida: Nuk është e vërtetë, unë s’të kam mashtruar. Trego të vërtetën. Pse ke hapur adresë e-maili ne emrin.
Viktoria: Marsida nuk kishte lekë dhe ne e ndihmuan. Shoqet e mija morën kredi për të.
Marsida: Ato morën lekë nga unë. Njëra përfitoi 100 mijë lekë. Viktoria duhet të jetë transparente. Barrën më të madhe e kam unë. Unë s’kam sëmurur njeri. Unë qëndroj për hatër të atyre fëmijëve. Se e di ajo se si e kam sëmurë fëmijën unë. Unë nuk jam mashtruese. Do t’i zbardh të gjitha. Nga ish-burri i saj kam marrë kërcënime. Ajo do të punësohej nga kjo bankë me një pagë minimale.
Viktoria: Ish-burri e ka kërcënuar se më ka dëgjuar duke qartë.
Marsida: Po pse burrin tim pse e kërcënoi burrin tim?! Kjo ishte midis nesh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article