“Kushdo që thotë që Albin Kurti kërkon luftë, mbron krimin dhe sulmet terroriste”, deputetja e VV: Sulmi terrorist në Banjskë i organizuar nga Vuçiç

11 months ago 16
Reklamë

Arbëresha Kryeziu, Kryetare e komisionit parlamentar për punë të jashtme në Kuvendin e Kosovës, deputete e Vetëvendosjes deklaroi sot në rubrikën “Opinion” në News24 se prania e nënkryetarit të Listës Serbe Milan Radojçiç në sulmin në Banjskë, konfirmon se ky sulm terrorist ka qenë i organizuar nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Kryeziu tha se faktet e bëra publike nga policia e Kosovës konfirmojnë këtë gjë.

“Shqetësuese ajo që ndodhi në komunën e Zveçanit që ka sjellë reagime të shumta. Një sulm terrorist i organizuar nga bandat kriminale me urdhër të Vuçiçit dhe këtë e konfirmojnë faktet që ka gjetur dhe vazhdon të zbulojë policia e Kosovës.
Qasja nga BE nuk ka qenë e duhura. Është shqetësuese sepse ndodhi një akt terrorist, si pasojë e të cilit u vra një rreshter i policisë së Kosovës. Unë kam besim se ky akt do të dënohet siç duhet.
Radojçiç në pamjet e publikuara, konfirmon se ky sulm terrorist ka qenë i organizuar nga Vuçiç. Milan Radojcic, nënkryetar i Listës Serbe, është shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe. Ai ka udhëhequr një grup terrorist për të shkaktuar një akt shumë më të madh se ai që kanë shkaktuar. Kanë arritur të fusin armë në territorin e Kosovës dhe të fshihen në manastire dhe ky sulm duhet të trajtohet seriozisht.
Terroristët duhet të vihen përpara përgjegjësisë dhe jo të fshihen siç po bën Vuçiç me Radojçiç”, tha deputetja e VV.

Ajo theksoi se kushdo që thotë që Albin Kurti kërkon luftë, mbrojnë krimin dhe sulmet terroriste. “Në një moment të tillë kur kemi fakte të qarta se çfarë ka ndodhur në Zveçan dhe të thuash që kryeministri kërkon luftë është e papranueshme”, tha Kryeziu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article