Në kohën kur Parlamenti është përfshirë nga e ashtuquajtura mosbindje civile, nga ana e opozitës në Tiranë është mbajtur forumi kombëtar ne temë roli i Parlamentit në proceset demokratike, një iniciativë e fondacionit “Westminster Foundation for Democracy”.
Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith vendosi që mesazhin e tij ta niste në gjuhën shqipe.
“Do të dëshironim të shihnim një parlament konstruktiv që ushtron rolin e tij të mbikqyrjes dhe vepron në interest ë popullit shqiptar. Kjo është përgjegjësi e mazhorancës dhe opozitës”- tha King-Smith.
Ish-deputeti laburist John Grogan vlerësoi politikat në nivel lokal.“Një arritje e mrekullueshme në 30 vite demokraci në Shqipëri është demokracia lokale. Vazhdoni ta bëni. Ka disa vendime që merren më mirë në nivel lokal sesa qendror. Të jeni krenar në trashëgimin tuaj dhe përdorni çdo mënyrë për të promovuar Shqipërinë”- tha Grogan.
Top Channel