Kuvendi i “blinduar”/ Deputeti i PD: Shfaqje nga më të turpshmet që mund të ndodhë në një vend europian. Opozita dhe Shqipëria ka vetëm një rrugë

1 day ago 29

Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka folur para nisjes së seancës teksa ka mbërritur në parlament ku ndodhen forca të shumta policie dhe të Gardës e po kështu është vendosur një gardh metalik.

Shehu e cilësoi një shfaqje nga më të turpshmet që mund të ndodhë në një vend europian. Sa i përket aksionit opozitar, ai tha: “Do ta shikoni”.

“Ky është shtetrrethim, të shkatërrosh parlamentarizmin. Nuk ka ndodhur ndonjëherë. Është turp i botës, turp i demokracisë. Opozita ka vetëm një rrugë. Kjo është rruga e gjithë Shqipërisë dhe kjo është mosbindja civile.
Do ta shikoni, do ta dëgjoni nga ata që po e organizojnë. Kjo është një shfaqje nga më të turpshmet që mund të ndodhë në një vend europian”, deklaroi Shehu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article