Kuvendi seancë të posaçme për Presidentin e Kroacisë, Milanoviç: Kemi marrëdhënie të shkëlqyer, ndajmë shumë lidhje historike

1 year ago 20

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e posaçme për Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili ka ardhur në Shqipëri në kuadër të një vizite zyrtare.

Milanoviç më herët gjatë ditës ka zhvilluar një takim me Presidentin Bajram Begaj dhe ka kryer një konferencë për mediat me të.

Ai u shpreh para deputetëve të parlamentit dhe kabinetit qeveritar se Shqipëria dhe Kroacia ndajnë lidhje të shumta historike mes tyre, ndërsa shprehu falënderimet për pritjen.

“Të nderuar deputetë, zonja dhe zotërinj, kam nderin që jam në Tiranë sot. Dëshiroj të përshëndes në emër të Kroacisë pritësit tanë në Kuvend, ju falënderoj për mikpritjen e ngrohtë në vendin tuaj. Dy vendet tona mike ndajnë shumë lidhje historike”, tha Milanoviç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article