Ky është futbollisti që mashtroi më së shumti në këtë afat kalimtar: Ai ndërroi katër klube në 29 ditë

11 months ago 23
Reklamë

Emri Amr Warda ndoshta nuk do të thotë asgjë për ju pasi ai është një futbollist që e ka ndërtuar karrierën jashtë ligave të forta evropiane, por këto ditë egjiptiani ishte në qendër të vëmendjes së publikut futbollistik.

Ai nuk arriti të jetë krye lajm për shkak të arritjeve të tij në fushën e futbollit, por për shkak të ngjarjeve jashtë saj.

Në fakt, ai arriti të ndryshojë deri në katër klube në këtë afat kalimtar, dhe atë në më pak se një muaj, më saktë në 29 ditë. Është një arritje që do të jetë e vështirë për këdo që ta kalojë.

Gjithçka nisi kur kontrata e tij me Apollon Limassolin skadoi në fund të sezonit të kaluar. Ai ishte në kërkim të një ambienti të ri për një kohë të gjatë dhe më 11 gusht u prezantua si lojtar i ri i Raja Casablanca, një nga klubet më të njohura në Afrikë.

Ai qëndroi në skuadrën marokene për më pak se dy javë, pas së cilës ky klub njoftoi se për shkak të mungesës së disa seancave stërvitore dhe “arsyeve personale dhe mendore” bashkëpunimi ishte ndërprerë.

Më pas ai u kthye në Qipro ku nënshkroi kontratën me Doxa nga Katokopias ku siç thotë ai nuk i pëlqeu kështu që u kthye në vendlindje.

Klubi egjiptian Pharco i bëri një pritje të re, ku më në fund u vendos këtë verë dhe aktualisht është anëtar i tyre.

Caso Amr Warda: El futbolista egipcio que ha fichado por tres equipos en un mes.

El 11 de agosto, el Raja Casablanca anunciaba el fichaje de Amr Warda. Trece días más tarde, y tras faltar a varios entrenos, el futbolista pidió dejar el club por motivos de salud (que nunca se… pic.twitter.com/8KOZjrKol2

— Mercatosphera (@mercatosphera) September 20, 2023

Warda konsiderohet një yll i madh i futbollit egjiptian, një nga më të mëdhenjtë pas Salahut të paprekshëm dhe në 30 ndeshje ka mbrojtur fanellën me stemën kombëtare.  Ai ishte gjithashtu pjesëmarrës në Kupën e Botës në Rusi.

Katër vite më parë ai u pezullua nga kombëtarja pasi u bënë publike bisedat e tij të diskutueshme në rrjetet sociale me disa femra. Egjipti e hoqi atë nga skuadra e Kupës së Kombeve Afrikane./Telegrafi/

Read Entire Article