“Ky është koalicioni ideal!” / Vjen një propozim befasues rreth zgjedhjeve parlamentare, këto parti duhet të bëhen bashkë

2 hours ago 20

Me zgjedhjet e reja parlametare që po afrohen, fushatat parazgjedhore të partive politike, po bëhen edhë më të ashpra.

Partitë opozitare po ‘godasin’ partinë në pushtet, LVV. me akuza dhe kritika nga më të ndryshmet, kjo për ta dobësuar elektoratin e saj dhe për të tentuar që ta rrisin përqindjen e votave për vete.

Madje, para pak kohe u bë e ditur se ka një unanimitet mes subjekteve opozitare për bojkot ndaj LVV-së dhe refuzim për koalicion me këtë parti.

E në lidhje me zgjedhjet parlamentare dhe koalicionet e mundshme, në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj.

Së pari, ai u shpreh se, ndonëse LVV pretendon për fitore bindëse, duke të ketë një angazhim serioz për këtë gjë, marrë parasysh fushatën “shpifëse të PAN-it”.

Sa i përket koalicioneve të mundshme, tha se skena politike në vend është e kontaminuar, ku kësisoj ka pak hapësirë për koalcione.

“Edhe pse LVV pretendon se do të fitojë, bindshëm e mjaftueshëm, së bashku me -GUXO- dhe -ALTERNATIVA-, pa pasur nevojë për koalicione shtesë, realizimi i fitorës kërkon një angazhim serioz, për ta amortizuar fushatën shpifëse të PAN-istëve. Realisht, skena politike në Kosovë është keqas e kontaminuar, e toksifikuar. Andaj ka pak hapësirë për të zgjedhur partner për koalicion. Partizat pa mëkate janë minore dhe nuk kanë peshën e nevojshme, që mund të kërkojë koalicioni qeveri-formues”.

Image

Idriz Zeqiraj.

Në këtë pikë, Zeqiraj tha se kushdo që do bënte koalicion me PDK, AAK-Nisma, do e dëmtonte vetën, pasi do akuzoheshin për “rikthim të krimit e kriminelëve në pushtet’.

Për këtë, ai vlerësoi se koalicioni i vetëm që garanton sukses për Kosovën është LVV-LDK.

Sipas tij, këto dy subjekte politike, nuk kanë struktura vrastare dhe as afera hajnore, madje përmendi edhe koalicionin që kishin në të kaluarën këto subjekte politike.

“Partitë e PAN-it, për përmasën e krimeve, me dosje tmerruese, do ta dëmtonin këdo që ta pranonte në koalicion, sepse do të akuzohej se po kthen krimin dhe kriminelët në pushtet, të cilët vota e popullit i largoi nga pushteti të turpëruar me fund.

Mundësi e vetme reale për koalicion të natyrshëm dhe të pranueshëm, që garanton sukses për Kosovën, janë LVV-LDK. Argumentimi i këtij koalicioni ideal, është udhëheqja - me duar të pastra -. Dihet botërisht se këto dy subjekte politike, nuk kanë struktura vrastare dhe as afera hajnore. LDK-ja është e njohur për korrektësi me partnerët e koalicionit, madje më shumë se sa kërkohet për një partneritet. Koalicioni jetëshkurtër LVV-LDK, funksiononte mrekullisht mirë, me ministrat profesional dhe të përgjegjshëm të LDK-së, përfshi edhe vet kryetarin Lumir Abdixhikun”, nënvizoi publicisti.

Më tej, ai tregoi edhe kush e urdhëroi prishjen e koalicionit LVV-LDK në të kaluarën, derisa përmendi Thaçin e Grenellin.

“Ishte forca madhore që urdhëroi prishjen e atij koalicioni. Edhe pse kryetari i deputetëve të LDK-së e denoncoi "enigmën" se "emisari Grenell na dha afat një javë, për ta prishur koalicionin me LVV të Kurtit", ndoca nga Qendra e LDK-së vazhdojnë të gënjejnë se, gjoja, "VV-ja e prishi koalicioin me përjashtimin e ministrave të LDK-së nga Qeveria"?! Hajde rrenë hajde! Vërtet, kryeministri Kurti mësoi dallaveret Thaçi-Grenell dhe vendimet e tij ishin "ngile" për hileqarët. Horrakët nuk merakoseshin fare për krizën që kalonte Kosova në kohë të Pandemisë vdektare, kur popullit i mungonin vaksinat elementare”.

Ndër të tjera, tha se ideja e partive opozitare për ta bojkotuar LVV-në, është sa provokative, aq edhe kriminale për popullin e Kosovës.

Madje, ai paralajmëroi LDK-në që të mos bëhet pjesë e këtij bojkoti dhe kësaj ideje të partive të PAN-it, pasi do të ishte turpërimi për të.

“Kam punuar tej dy dekadave me Donikë Gërvallën dhe i besoj asaj, duke njohur sinqeritetin proverbial të saj, kur më thotë: "Këta, (udhëheqja e LVV), as nuk vjedhin vetë dhe as nuk lejojnë të tjerët të vjedhin". Dhe, vërtet, përgjatë katër viteve qeverisje, nuk ka pasur afera korruptive. Krejt e kundërta ka ndodhur përgjatë qeverisjes kriminale të PAN-it.

Ideja e hedhur nga eksponentët e partisë të kriminalizuar, AAK, Besnik Tahiri, për ta bojkotuar çfarëdo koalicioni të opozitës me LVV, është ogurëzezë. Sepse çdo variant që sjell, sërishmi, "komandantët" në pushtet është gjëmë për Kosovën. Është sa provokative, aq edhe kriminale për popullin e Kosovës të përballën përsëri viktimat e pafajëshme me persekutorët. Asgjë të mirë nuk i vjen Kosovës, nga ata që e përgjakën dhe e zhvatën Kosovën, për dy dekada radhazi. Kushdo që do ta ndihmonte kthimin e PAN-it në pushtet, do të bëhej pjesë e krimit. Për LDK-në bëjmë pyetjen logjike: A më mirë LVV në pushtet, qoftë edhe me disa premtime të parealizuara, apo një bandë vrastare, prepotente, mujëshore, e cila abuzimin me pushtetin e ka parësi, normë, tashmë, të provuar përtej dy dekadave të shkuara. Pajtimi i LDK-së me idenë absurde të bojkotit të LVV, me armën e mosbërjes të koalicionit, përkundër vullnetit të anëtarësisë fisnike, do të ishte turpërimi me fund i saj”, përmbylli Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.

Read Entire Article