“Ky ishte turpi më i madh që iu bë Kosovës dhe popullit të saj”

8 months ago 12

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ende vazhdon, por që nuk është arritur ndojnë gjë mes dy vendeve në drejtim të përmirësimet të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Marrëveshja e Ohrit nga e cila u pajtuan dy vendet por që Vuçiq nuk deshi të nënshkruante e Kurti këmbënguli që marrëveshja të nënshkruhej nga dy palët ende nuk ka gjetur zabtim në praktikë.

Profesori Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se ka thënë se marrëveshjet e pa nënshkruara janë inekzistente.

Ai thotë se deri më tani janë arrit mbi 38 marrëveshje të gjitha nuk janë të nënshkruara sepse gojarisht Serbia i pranonte, por nuk i nënshkruante.

“Ka lloj lloj marrëveshjeve të cilat mund të jenë të vlefshme dhe të pa vlerë. Të gjitha marrëveshjet të çfarëdo lloji dhe formë qofshin duhet të jenë të vlefshme, të nënshkruara. Çdo marrëveshje e pa nënshkruar nuk është marrëveshje, është vetem një letër e pa vlerë, paçavër, inekzistente që nuk çon peshë e as që pranohet si e tillë.

Por diçka e tillë nuk po aplikohet nga BE kur është në pyetje dialogu midis Kosovës dhe Serbisë. Mbrenda 12 viteve janë arritë gojarisht mbi 38 marrëveshje të gjitha nuk janë të nënshkruara sepse gojarisht Serbia i pranonte, por nuk i nënshkruante. Por as nuk i zbatonte, sepse Vuçiq e dinte se çfarë e gjenë nëse ato nënshkruhen bëhen obligative”, thotë ai.

Ai përmend dy marrëveshjet e dëmshme të cilat janë nënshkruan siç i quan ai servilët në Kosovë, duke aluduar për Hashim Thaçin e Isa Mustafën, të cilët ishin nënshkruesit e Asociacionit me shumicë serbe.

Po, ashtu edhe marrëveshja për Çakorrin, keshtu sipas tij, duke i falur tokë Malit të Zi.

Ai madje thotë se ky është turpi më i madh që iu bë Kosovës.

“Por, janë nënshkruan vetëm dy marrëveshje nga ana e servilëve tanë pushtetarë pa presion nga askush ajo e vitit 2013/2015 të nënshkruara nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa për Asocoacionin e komunave me shumicë serbe të cilat Daçiq dhe Vuçiq i nënshkruan me dëshirë sepse ishin në favor të Serbisë. Me këto dy marrëveshje të nënshkuara tashti Serbia po e bënë rrotull krejtë botën që ato të realizohen sepse janë nënshkruar nga liderët tanë në “emër të populliit”. Rreth këtyre dy marrëveshjeve qe tri vite po shkon rrufe jeta politike në Kosovë. Këto dy marrëveshje janë kopoli të vetë opozitës e cila në vend se të turpërohet që vetë i kanë nënshkruar po “hanë m…t” po gjuajnë shkelma në qeverinë Kurti se pse i pranoj ato në vend se t’i dalin në ndihmë se si te dilet nga ky makth i nënshkrimit të tyre ata bëhen bashkë me Vuçiqin për realizimin e tyre.

Kështu vepruan këta të “mëdhenjët e kombit” të nënshtruar dhe të shantazhuar edhe kur e nënshkruan Marrëveshjën me Malin e Zi për demarkacionin ku i humbëm Çakorrin e Kosovës me 8300 hektar tokë. Atëherë pati edhe protesta popullore te cilat nuk u përfillën sepse ishte në pyetje loja politike midis krerëve tanë për përfitime personale te cilën fatkeqësisht e miratoi edhe Parlamenti i Kosovës i cili bëri aktin më të turpshëm historik në dëm të Kosovës.

Ky ishte turpi dhe tradhëtia më e madhe që iu bë Kosovës dhe popullit të saj?”, përfundon ai.

Kujtojmë, se pajtueshmëria e arritur mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, është arritur më 18 mars në Ohër të vitit 2023, për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

comment

Read Entire Article