Kylian Mbappe ndez shkëndijat te Real, Tebas: Francezi do jetë pjesë e La Liga me 80%

11 months ago 12
Reklamë
23:56 26/09/2023

Telenovela Kylian Mbappe drejt Real Madrid pritet të nisë sezonin e dytë. Sulmuesi francez nuk është zhdukur nga lista e dëshirave për të kaluar në Spanjë dhe pavarësisht refuzimeve, madrilenët mbeten sërish në garë. Konfirmimi vjen edhe nga presidenti i La Ligës, Havier Tebas. Në një intervistë për mediat, ai pranon se gjasat që Mbappe të luajë në elitën e futbollit spanjoll variojnë nga 70 deri në 80%.

“Real Madrid nuk do të rrezikojë të humbasë Mbappe për dy vera radhazi. Vera e kaluar ishte siklet në skenën globale për Los Blancos, pasi Mbappe vendosi të qëndrojë në Paris. Florentino Perez nuk humbet kurrë dhe asgjë.”

Real Madrid nuk nënshkroi me një sulmues të klasit të lartë këtë verë për të lënë të lirë edhe fanellën me numrin 9-të. Fakt që lë të nënkuptuar se Real Madrid po planifikon ardhjen e Mbappe në kryeqytetin spanjoll. Ylli i Pari Së Zhërme dhe Francës i skadon kontrata në verë, por mund të negociojë me klubet më 1 janar, me kusht që të mos nënshkruajë një marrëveshje të re.

24-vjeçari ishte shumë pranë Real Madrid në merkaton e verës, por shifrat e pretenduara nga Pari Së Zhërme, 170 milionë euro nuk u paguan nga spanjollët.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article