Kylie Jenner shfaqet me një transformim mbresëlënës – flokë të shkurtë të stilit ‘bob’

8 months ago 14

Kylie Jenner debutoi me flokë më të shkurtë në një fotografi të re në Instagram që ndau të premten pasdite.

Ylli, 26-vjeçare, zbuloi stilin e saj të ri me balluke të gjata, ndërsa pozonte për një ‘selfie’ jashtë në diell.

Ajo me shaka shkroi në mbishkrimin se nëna ‘Kris Jenner po dridhet’, duke iu referuar se si ajo tani ka një pamje të ngjashme si nëna e saj, shkruan DailyMail.

Menjëherë pas kësaj, Kylie ndau një imazh të dytë duke treguar flokët e saj të shkurta, ndërsa pozonte me një bluzë të shkurtë një fund të ngjashëm.

Kylie i kombinoi flokët e saj të shkurtë deri te veshi me një skuqje rozë në faqe me rimel të butë ngjyrë kafe.

Në foton e saj të dytë, Kylie tregoi veshjen e saj – një bluzë e zezë me një fund të ngjashëm, duke zbuluar mesin e saj të sheshtë.

Në janar, Kylie shfaqi flokët e saj të gjata natyrale ndërsa ndiqte Javën e Modës në Paris.

Ajo mbante një parukë të lyer rozë para javës së modës, me fansat që e quanin rikthimin e epokës së saj të “King Kylie”. /Telegrafi/

Read Entire Article