Lajçak paralajmëron Kurtin e Vuçiç: Zgjidhje brenda vitit, në të kundërt dhuna mund të rritet

1 year ago 35
Reklamë

Pasi Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç dështuan të arrinin një marrëveshjeje i dërguari i Brukselit për dialogun Miroslav Lajçak ka bërë thirrje për rikthimin e palëve në tryezën e dialogut pasi në të kundërt Kosova dhe Serbia do të kthehen disa vite pas.

“Nëse ato vendime themelore nuk merren para fundit të vitit, kam frikë se kalendari politik në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara do të jetë i tillë që ta shtyjë këtë axhendë në fund. Jam i bindur se marrëveshja e Ohrit është dokumenti më i mirë. Të dyja palët e pranuan dhe do të ishte turp nëse nuk do te arrihej. Në atë rast presim më shumë konflikte, përshkallëzim të tensionit dhe ndoshta edhe më shumë dhunë në veri të Kosovës.

Diplomati sllovak kujtoi se procesi i normalizimit të marrëdhënieve arriti një “pikë kthese” pasi të dyja palët në shkurt dhe mars në Ohër, ranë dakord për dokumentet thelbësore që çojnë në normalizimin e marrëdhënieve.

“Megjithatë, zbatimi i vërtetë i marrëveshjes nuk ka filluar në gjashtë muaj. Të dyja palët kanë një shkallë të madhe mosbesimi ndaj njëra-tjetrës. Ata thonë më jep atë që meritoj dhe pastaj do të bëj atë që është e nevojshme,”

Lajçak i cilësoi të vështira negociatat e të enjtes mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

“Kurti insiston në një dokument që de fakto të fillojë me njohjen e Kosovës nga Serbia dhe vetëm më pas të bëjë pjesën e saj të punës, që natyrisht nuk është një rrugë realiste përpara”

Serbia dhe Kosova zhvilluan në Bruksel një raund të ri negociatash, por nuk arritën të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre. Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, paralajmëroi se kjo mund të dëmtojë përpjekjet e dy vendeve për anëtarësim në BE.

Read Entire Article