LAJM I FUNDIT/ Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Salianjin

1 month ago 26

Gjykata e Apelit ka marrë vendimin për deputetin e PD, Ervin Salianji. Apeli ka lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg për ligjvënësin demokrat, i cili akuzohej për kallëzim të rremë në çështjen “Babalja”.

Salianji akuzohet për denoncimet ndaj qeverisë për lidhje me trafikantë dhe personazhe të krimit të organizuar.

Deputeti i PD bëri një seri denoncimesh madje dhe nga fushat me kanabis për lidhjet te ish-ministrit Tahiri me kanabizimin. Më pas Partia Demokratike dhe Ervin Salianji pretenduan që lidhjet me krimin mbaheshin nga vëllai i ish-ministrit pasardhës, Fatmir Xhafaj.

Pas denoncimit të tij, opozita dhe Salianji publikuan rastin, për këtë u hap një hetim penal me kallëzimin e Agron Xhafajt ku Salianji akuzohet për shpifje.

Vlen të theksohet se gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që kanë pasur çështjen dhe kane dhënë vendimin me 1 vit burg në shkallë të parë janë shkarkuar nga organet e Vettingut.

Në seancën e sotme, në mbështetje të Salianjit, ishin një grup i konsiderueshëm deputetësh demokratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article