LAJM I FUNDIT/ Shkoi për piknik me shokët, por ra nga shkëmbi, i riu niset me urgjencë drejt spitalit

9 months ago 19

Njoftimi i policisë:

Dibër/informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Rrasa e zezë”, në njësinë administrative Selishtë, shtetasi K.B., kishte shkuar për piknik sëbashku me shokët e tij shtetasit A.M, M.Ll, E.B dhe E.B. Gjatë kohës që shtetasit e lartëpërmendur kanë qenë duke u kthyer nga pikniku, dyshohet se aksidentalisht shtetasi K.B., 19 vjeç, është rrëzuar nga shkëmbi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore. I dëmtuari është dërguar në spital dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article