LAJM I FUNDTI/ Gazment Bardhi kërkesë SPAK për çështjen McGonigal: Na informoni mbi ecurinë e hetimit për Edi Ramën

1 year ago 19

Balkanweb app Get it on Google Play

Tetë muaj pasi kallëzoi penalisht Edi Ramën lidhur me aferën McGonigal, Gazment Bardhi i kërkon informacion Prokurorisë së Posaçme për hetimet.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi në janar të këtij viti kallëzoi penalisht Edi Ramën lidhur me aferën McGonigal, duke paraqitur të dhëna për kryerjen e 4 veprave penale: 1. Korrupsion aktiv i nëpunësve të huaj publikë; 2. Deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë; 3. Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale; 4. Grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprës penale nga grupi i strukturuar kriminal.

Pas pranimit të fajësisë nga Charles F. McGonigal, sot Gazment Bardhi i është drejtuar me një kërkesë zyrtare SPAK ku e informon zyrtarisht mbi zhvillimet në drejtësinë amerikane mbi këtë cështje dhe duke kërkuar informacion mbi ecurinë e hetimeve në Shqipëri. “Pranimi i fajësisë nga shtetasi amerikan Charles F. McGonigal e lidhin këtë të fundit me veprime dhe mosveprime të kundërligjshme të shtetasit Edi Rama, me detyrë kryeministër i Shqipërisë. Përvec pagesës në të zezë për të nisur një hetim të rremë kundër kundërshtarëve politik të Kryeministrit, çka përbën qartësisht korrupsion aktiv të zyrtarëve të huaj, rezulton se gjatë dëshmisë për pranimin e fajësisë Charles F. McGonigal ka shpjeguar se marrëdhënien me Edi Ramën e krijoi për efekt të biznesit.” – shkruan Bardhi në letrën drejtuar SPAK.

Gazment Bardhi kërkon informacion nga SPAK, të cilit i kërkon të ruaj sekretin hetimor, por sigurisht të sqarojë fazën në të cilën ndodhet hetimi. “Në vijim të procedurave ligjore të ndjekura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me këtë çështje, ndodhur përpara dyshimeve të arsyeshme për kryerjen nga shtetasi Edi Rama të veprave penale të kallëzuara nga ana jonë, në zbatim të nenit 110 të K.Pr.Penale, kërkojmë që të vihemi në dijeni në lidhje me ecurinë e hetimit të kësaj çështjeje pranë Prokurorisë që ju drejtoni, duke ruajtur dhe pa cenuar sekretin hetimor.” – thuhet në letër.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga SPAK nëse ka kërkuar apo jo nga drejtësia amerikane një kopje të dosjes dhe nëse ka nisur hetimet ndaj Kryeministrit Edi Rama në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article