Barcelona ka fituar 5 nga 5 ndeshje pas fitores në shtëpinë e Gironas me rezultatin 4-1, megjithatë gëzimi i truimfit rezultoi jetëshkurtër pasi nuk do të ketë Dani Olmon në ndeshjet e ardhshme.
Testet e bëra mëngjesin e sotëm te Dani Olmo kanë zbuluar se ai ka dëmtuar këmbën e djathtë. Ai pritet të jetë i padisponueshëm për rreth 4 deri në 5 javë.
Më konkretisht, mesfushori sulmues 26-vjeçar spanjoll ka dëmtuar ijën dhe analizat që iu nënshtruan kanë treguar se do t’i duhen 4-5 javë për t’u rikuperuar.
Edhe pse Olmo ka luajtur vetëm tre ndeshje me Blaugranët, ai ka shënuar po aq gola dhe ishte i rëndësishëm në fillimin mbresëlënës të skuadrës së Hansi Flick, ndërsa është humbja e tretë e Barcelonës pasi u parapri nga dëmtimi shumë i rëndë i Bernalit (këputje ligamenti krucial ) i Ferminit (problem muskulor që e mban jashtë për tre javë). /vizionplus.tv