Lajm i mirë për Chelsean, Madueke rikthehet në stërvitje

1 year ago 40
Reklamë

Noni Madueke nuk ishte pjesë e Chelseas në sfidën që ata e zhvilluan ndaj Bournemouth vikendin që lamë pas.

Kur u pyet rreth kësaj çështje pas ndeshjes, Mauricio Pochettino tha se sulmuesi është jashtë ndeshjes për shkak të një lëndimi muskulor që e kishte pësuar gjatë kohës sa ishte i angazhuar me grupmoshat e Anglisë.

Sidoqoftë, duket se ai problem nuk ishte aq serioz. Të martën, Chelsea përmes rrjetit social Twitter, postoi një fotografi të Maduekes në stërvitje.

Beginning our #CheAvl prep. 👊 pic.twitter.com/xtsQT0CWfJ

— Chelsea FC (@ChelseaFC) September 19, 2023

Klubi londinez kanë filluar përgatitjet për sfidën që do e luajnë ndaj Aston Villas vikendin e ardhshëm, teksa janë vënë në kërkim të fitores së dytë në Ligën Premier këtë edicion.

Madueke më herët ishte pjesë e klubit holandez, PSV Eindhoven, klub ky nga ku edhe u transferua në Angli në janar të këtij viti, për shumën e 35 milionë eurove./Telegrafi/

Read Entire Article