Lajmet “fake” me logon e News24, përpjekje për të mashtruar publikun dhe për përfitime

10 months ago 24

News24 padyshim që mbetet televizioni më i dashur për shqiptarët. Një nga mënyrat e informimit të opinionit është lajmi flesh me titra, që përcjell informacionet mbi ngjarjet që ndodhin në vend dhe jo vetëm. Kjo formë e përcjelljes së informacionit të shpejtë dhe të konfirmuar e ka bërë News24, televizionin në të cilin prej vitesh njerëzit gjejnë të vërtetën.

Nisur nga kjo besueshmëri në disa raste formati i përcjelljes së lajmit keqpërdoret për të marrë klikime e për të përfituar. Shpesh në rrjetet sociale qarkullojnë fotomontazhe, ku krijohen meme nga më të ndryshmet, të cilat herë përcjellin humor, herë bullizëm apo tallje, dhe herë-herë informacione të rreme. Këto meme shpërndahen madje edhe me qëllim të keq. Në disa raste njerëzit besojnë se lajmi është i vërtetë dhe gjykojnë News24 për mënyrën e të shkruarit (joprofesionale, me gabime e të rreme). Raste të tilla janë të vazhdueshme, dhe pavarësisht qëllimit të krijuesit, dëmtojnë në radhë të parë publikun, të cilit i jepen informacione të rreme por edhe News24, besueshmëria e të cilit keqpërdoret për interesa të tjera.

Televizioni News24 në çdo rast raporton me korrektësi dhe seriozitet lajmin dhe për asnjë moment nuk devijon nga qëllimi i tij parësor, informimi i publikut me seriozitet dhe përkushtim. Ne besojmë se publiku besnik i News24 është në gjendje të ndajë lajmin e vërtetë të përpunuar nga njerëz profesionistë, nga “memet” që përpiqen ta dezinformojnë atë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article