Lajmet për plane për atentate ndaj ish-Presidentit të Malit të Zi, reagon Meta: Prapa këtyre planeve qëndrojnë ata që dështuan në projektin e grushtit të shtetit, shqetësuese për paqen dhe stabilitetin në rajon

3 months ago 8

Lajmet për plane për atentate ndaj liderit historik dhe vizionar të Malit të Zi, ish-Presidentit, Milo Gjukanoviç janë tepër shqetësuese për vetë paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Prapa këtyre planeve qëndrojnë ata që dështuan në projektin e grushtit të shtetit atje vite më parë, që dështuan me projektet për ndryshimin e kufijve, ata që kërkojnë të minojnë të ardhmen euroatlantike të Malit të Zi dhe të rajonit.

Janë ata që ekzekutuan ish-Kryeministrin proeuropian të Serbisë, të ndjerin Zoran Gjingjiç.

Jemi pranë ish-Presidentit Milo Gjukanoviç, familjes së tij dhe Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, me besimin e plotë se Ai do të vazhdojë i palëkundur kontributet e vyera për përshpejtimin e proceseve integruese dhe europianizuese të Malit të Zi, për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera fqinjësore shqiptaro-malazeze.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article