Lajmi për VAR-in në Premier League, Clattenburg: “Do të ndërhyjë më rrallë, por gjyqtarët do të jenë sërish protagonistë”…

1 month ago 6
Reklamë

Ish-arbitri anglez Mark Clattenburg, i cili gjithashtu punoi për pak kohë si analist arbitri te Nottingham Forest pas pensionimit të tij, foli për BBC për disa lajme në lidhje me VAR-in dhe botën e gjyqtarëve të ndeshjeve në Premier League, të cilat duke filluar nga dje do të shohin disa aspekte të revolucionarizuara.

Premier League dhe shefi i arbitrave Howard Webb kanë thënë se do të ketë më pak ndërhyrje të VAR-it këtë sezon, me mbështetje më të madhe për gjykimin e arbitrit dhe vendime më të shpejta, pas shumë polemikave në këtë drejtim në sezonet e kaluara.

Clattenburg tha: “Gjyqtarët kanë më shumë përgjegjësi, duke filluar nga kjo fundjavë, të cilët do të marrin sa më shumë vendime të mira në fushë dhe të mos mbështeten te VAR.

Edhe pse VAR do të funksionojë në çdo ndeshje, ai nuk do të përdoret një ose dy herë në lojë, siç kemi parë sezonin e kaluar.

Ajo që zbulova (sezonin e kaluar) ishte se gjyqtarët nuk po merrnin vendime në sekondë, si në të kaluarën dhe kështu vendimi iu kalua VAR-it, tani do të kërkohet që gjyqtarët të kthehen dhe t’i marrin vetë vendimet.”

“Duhej bërë përparim,” – vazhdon Clattenburg – “sepse vitin e kaluar pamë shumë pakënaqësi dhe ankesa. Unë arrita të shihja në detaje se si vepronte klasa e arbitrave. Ishte shumë e vështirë për Howard, kur humbi gjyqtarë me përvojë në një periudhë e shkurtër kohore dhe pashë disa gjyqtarë të rinj shumë të mirë në veprim”.

Read Entire Article