Laporta dhe Deco në mosmarrëveshje për zëvendësuesin e Xavit, pesë emra në listë

4 months ago 6

Barcelona sërish përballet me vendimin se me kë do të zëvendësojë Xavi Hernandez, nëse me të vërtetë presidenti Joan Laporta vendos të vazhdojë me qëllimin e tij për ta shkarkuar atë.

Një nga gjërat që funksionoi në favor të Xavi përpara kthesës së tij ishte mungesa e konsensusit për një zëvendësim, një problem që tani ngre sërish kokën.

Sipas gazetës Sport, janë pesë kandidatë në tavolinë, me Hansi Flick, Rafael Marquez, Roberto de Zerbi, Thomas Tuchel dhe Thiago Motta në listën e ngushtë.

👀 Dos favoritos y tres ‘outsiders’ para sustituir a Xavi

💥 Laporta y Deco discrepan alrededor de quién debería agarrar las riendas del proyecto deportivo

✍️ @sanantheone te detalla los candidatos al banquillo del Barçahttps://t.co/w9Vfl6o6eh

— Diario SPORT (@sport) May 21, 2024

Megjithatë, trajneri i Bolognës, Thiago Motta, pritet që t’i bashkohet Juventusit, ndërsa gazetari Florian Plettenberg ka konfirmuar se Tuchel nuk ka ndërmend të bashkohet me Blaugranët.

Nga ana tjetër, De Zerbi fillimisht u shpall i pamundur për shkak të klauzolës së tij të lirimit prej 12-15 milionë euro në Brighton, por pasi u largua nga ‘Pulëbardhët’, kjo nuk do të ishte më pengesë.

Nga ana tjetër, sipas gazetës Mundo Deportivo, gara është realisht vetëm mes dy trajnerëve, Flick dhe Marquez.

🔵🔴 Decisión final en el banquillo

⏳ Laporta tiene una semana para madurar su decisión sobre el entrenador

🧐 Aún ve a Xavi más fuera que dentro, Rafa Márquez es la alternativa mejor situada y otra opción es Flick por su palmarés y caché

✍️ @ffpolo https://t.co/3YLH581WWh

— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) May 20, 2024

I pari ka mbështetjen e Laportës dhe përfaqësohet nga miku dhe agjenti i tij i ngushtë Pini Zahavi.

Marquez ka mbështetjen e drejtorit sportiv Deco, i cili mendon se ish-shoku i tij i skuadrës ka mjetet e nevojshme për të marrë drejtimin nga Xavi – pasi ai gjithashtu ka punuar me një numër lojtarësh të rinj tek të cilët Barcelona po mbështetet sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Read Entire Article