Lara Colturi merr bronz në Botëror

7 months ago 31
Reklamë
16:58 02/02/2024

Skiatorja e Shqipërisë arrin sukses në kampionatin e të rinjve

Lara Colturi mori medalje bronzi në Botërorit për të rinj që do mbahet në Francë. Skiatorja e Shqipërisë u rendit e treta në garën e slalomit gjigant që u mbajt këtë të premte.

Koha e Larës ishte 1 sekondë e 18 të qindtat nga fituesja, kanadezja Britt Richardson. Zbritja e parë e Lara Colturit ishte më e mirë.

17-vjeçarja e skive kuqezi do të marrë pjesë të shtunën në garën e slalomit, sërish me synim medaljen. Përfaqësuesja tjetër e Shqipërisë Chiara Di Camillo u rendit e 61.

Lara në Botërorin e kaluar të zhvilluar në Austri fitoi 1 medalje ari në super gjigant dhe 1 bronzi në slalom gjigant, të parat për vendin tonë në ski për të rinj.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article